Gjashtë fakte interesante për Grenellin

Gjashtë fakte interesante për Grenellin

Richard Grenell, përkrahës i flaktë i presidentit amerikan Donald Trump dhe njeriu i besueshëm i tij, është një nga njerëzit më me ndikim në SHBA dhe i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, i cili po kërkon me ngulm heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Richard Grenell është  ambassador në Gjermani kurse në Kosovë është i dërguari i Donald Trump për dialogun me Serbinë. Të dyja këto, janë punë të cilat i bënë për herë të parë. Nuk ka qenë kurrë ambasador e nuk ka negociuar asnjëherë mes dy shteteve.

Për t’ju njohur më mirë me këtë njeri, Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur rreth këtij njeriu kaq të fuqishëm, që së fundi u emërua edhe Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar të SHBA’ve.

1. Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë.

2. Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200.

3. Historia personale e Richard Grenell është gjithcka impresionuese: ka mundur kancerin sëmundjen që shumë nuk mund ta kalojnë.

4. Ka deklaruar orientimin e tij seksual duke qenë krishter themelues i një organizate fetare “Asamblesë së Zotit në Amerikë” dhe pjesë e partisë Republikane. Në parti kjo i kishte kushtuar me dorëheqje por Grenell mbajti vetën gjallë publikisht duke u bërë komentator në kanalin televiziv FOX, duke u bërë sulmuesi kryesor i Obamës dhe përkarhësi më i madh në Donald Trumpin.

5. Grenell është shkrimtar dhe komentues i politikës së jashtme dhe ka themeluar firmën ndërkombëtare konsultuese.

6. Efekti Trump:

Këtë e paraqiti edhe në Prishtinë dhe Beograd. Pajtoj dy vendet për linja ajrore dhe hekurodhore. Kërkoi heqjen e taksës, nuk foli për dëme lufte./gazetametro.net

 

Shpërndaje në: