Gjashtë gola, asnjë fitues – Liverpool dhe Brentford ndajnë pikët në një spektakël golash

Gjashtë gola, asnjë fitues – Liverpool dhe Brentford ndajnë pikët në një spektakël golash

Liverpool nuk ka arritur të marrë fitore në udhëtimin në Brentford.

Skuadra e Jurgen Klopp është ndalur me një barazim 3:3, edhe pse ishte në epërsi, shkruan Periskopi.

Seria e golave në këtë ndeshje u hap në minutën e 27’, kur Pinnock shënoi për 1:0, por reagimi i Liverpool ishte i shpejt, me anë të Diogo Jota, i cili barazoi për 1:1 në minutën e 31’.

Mohamed Salah përmbysi vendasit në minutën e 54’ duke shënuar për 1:2, por përsëri epërsia nuk zgjati shumë. Vendasit reaguan me Janelt, në minutën e 63’.

Curtis Jones i dha gëzimin edhe një herë skuadrës së tij, por Brentford befasishëm kishte forcë të reagonte edhe një herë.

Wissa shënoi në minutën e 82’ për rezultatin final 3:3, duke bërë që skuadrat të dalin me nga një pikë nga ky takim.

Liverpool tani numëron 14 pikë në gjashtë ndeshje, kurse Brentford shkon në kuotën e nëntë pikëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: