Gjashtë kosovarë të aksidentuar në Kukës

Gjashtë kosovarë të aksidentuar në Kukës

Gjashtë kosovarë kanë pësuar lëndime në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur në Kukës.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se me datën 5 shtator, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.Gj, vjeç 37, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se rreth orës 17:55, në rrugën e Kombit, Kukës-Morinë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar shtetasi B.Gj dhe shtetasi A.E, vjeç 59 banues në Livoc, Kosovë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën., shkruan Indeksonline.

 

 

Ndërsa po të njëjtën datë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.M, vjeç 50, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se rreth orës 21:30, në rrugën e Kombit Kukës-Morinë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga për pasojë është aksidentuar vetë dhe shtetaset N.M, B.M dhe Nj.M, vjeç 50, 18 e 24, banuese në Prishtinë, e të cilët ndodhen në spital janë jashtë rrezikut për jetën

Shpërndaje në: