Gjashtë militantë palestinezë arratisen në formë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael

Gjashtë militantë palestinezë arratisen në formë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael

Gjashtë militantë palestinezë kanë arritur të ikin nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael në atë që kryeministri, Naftali Bennet, e ka quajtur “incident të rëndë”.

Policia dhe ushtria izraelite ka nisur menjëherë kërkimet pas arratisjes nga burgu i Gilboas në veri të Izraelit të hënën.

Pesë nga të arratisurit i përkasin lëvizjes xhihadiste islamike dhe njëri është ish komandant i një grupi të armatosur i lidhur me partinë e Fatahut, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Arik Yaacov, komandanti izraelit për veri, tha që të arratisurit duket se kishin hapur një vrimë nga tualetet e qelive të tyre për të hyrë më pas në pasazhet e brendshme të ndërtesës së burgut.

Katër prej burrave ishin dënuar me burgim të përjetshëm. /Periskopi

Shpërndaje në: