Gjashtë muaj burg dhe 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi vajzën dhe mbesën në prostitucion

Gjashtë muaj burg dhe 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi vajzën dhe mbesën në prostitucion

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarën Z.T. nga Durrësi për veprën penale “mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

E akuzuara, më 24 janar 2014, në një hotel në Prizren kishte ndihmuar të bijën dhe vajzën e motrës që të kryenin prostitucion në këmbim të të hollave.

Në njoftimin Gjykatës Themelore thuhet se punëtorët e përfshirë të policisë në këtë rast kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshme prej 120 euro, prej nga e kishin kapur në flagrancë të akuzuarën.

“Më datën 24.01.2014, rruga e tranzitit në Prizren, saktësisht në hotel ‘VilaA1’ e pandehura rekruton, organizon, ndihmon ose kontrollon personin tjetër për qëllime prostitucioni, në atë mënyrë që në këmbim të parave ndihmon të dëmtuarat me inicialet R.T. vajza e të pandehurës dhe E.Q. vajza e motrës së të pandehurës, që të kryejnë prostitucion me persona të tjerë, në këtë rast punëtorët e involvuar të policisë kishin simuluar blerje të shërbimeve të prostitucionit në shumën e përgjithshëm prej 120 euro”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Shpërndaje në: