Gjashtë muaj pezullim për McGregorin pas luftës me Dustin Poirierin

Gjashtë muaj pezullim për McGregorin pas luftës me Dustin Poirierin

Conor McGregori ka marrë pezullim mjekësor për gjashtë muaj, pas humbjes nga Dustin Poirieri në UFC 257, të shtunën.

McGregor u nokautua nga amerikani për herë herë të parë në 27 lufta profesionale, transmeton Periskopi.

Rregullorja e UFC-së potencon se luftëtarët duhet të qëndrojnë të pezulluar për 45 ditë pas një humbjeje, por irlandezi duhet të qëndrojë më gjatë jashtë për shkak të lëndimit që e pësoi në këmbë.

Lufta kundër amerikanit ishte e para e 33-vjeçarit në 12 muaj, pasi kishte mposhtur Donald Cerronen me nokaut teknik në UFC 246. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: