Gjashtë raste aktive me koronavirus në burgjet e Kosovës

Gjashtë raste aktive me koronavirus në burgjet e Kosovës

6 raste aktive janë momentalisht në burgjet e Kosovës me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Prej tyre janë 2 të burgosur dhe 4 punonjës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilër janë të karantinuar.

Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline nga SHKK.

Sipas këtij institucioni, aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit.

“Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 9 persona të burgosur janë të prekur nga Covid 19, prej tyre 7 janë të shëruar, ndërsa aktualisht vetëm 2 të burgosur janë aktiv me Covid 19 dhe të njëjtit po trajtohen në karantinat e qendrave korrektuese.

Po ashtu, deri më tani 61 punonjës të SHKK-së janë prekur me Covid 19, prej tyre 4 janë aktiv dhe tashmë janë vetekarantinuar.

Aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit”, thuhet në përgjigjet e tyre./

Shpërndaje në: