Gjashtë shkolla të Prishtinës hynë në grevë

Gjashtë shkolla të Prishtinës hynë në grevë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë Gjergj Fishta , Asim Vokshi, Pjetër Bogdani, Dardania, Naim Frashëri,Ismail Qemali që nga sot janë në grevë.

Sipas Sindikatës, arsyeja  është  pasi që  70 punëtorë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.

Fajtor për këtë është Qeveria pasi që kjo nuk ia ka alokuar mjetet Komunës  së Prishtinës.

Shpërndaje në: