Gjashtë të lënduar nga aksidenti autobus-vetura në Prishtinë

Gjashtë të lënduar nga aksidenti autobus-vetura në Prishtinë

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në udhëkryqin në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Kështu tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, ndërkaq deri më tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”- tha Borovci.

Shpërndaje në: