Gjashtë të vdekur pas aksidentit të autobusit në Turqi

Gjashtë të vdekur pas aksidentit të autobusit në Turqi

Një autobus është aksidentuar sot në dalje të lagjes Lüleburgaz në Turqi. Si pasojë e kësaj, 6 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe një fëmijë, raporton Anadolu Agency.

Siç raportohet, nga ky aksident, lëndime kanë marrë 25 persona, të cilët janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.

Në vendin e ngarjes ka dalë edhe guvernatori i Kirkarelit, Birol Ekici, i cili tha se autobusi po udhëtonte nga Edirne për në Bodrum.

Autobusi i aksidentuar tashmë është hequr nga rruga me ndihmën e një vinçi.

Shpërndaje në: