Gjashtë zakone për një mëngjes të mbarë

Gjashtë zakone për një mëngjes të mbarë

1. Vendosni alarmin, por në një orë

Merrni një orë të vjetër që e keni në shtëpi dhe përdoreni çdo mëngjes për t’u zgjuar. E dimë që e keni më të thjeshtë me telefona, por teksa përpiqeni të fikni alarmin do të përballeni pa hapur mirë sytë me email-e, njoftime apo mesazhe që do t’ju ngarkojnë. Niseni ditën duke i marrë gjërat me radhë pasi kështu do të ndjeni që i keni gjërat nën kontrroll.

2. Praktikoni për 30 sekonda mirënjohjen

Do të bëni mirë që kur të zgjoheni të përsërisni me vete: “Jam këtu sërish. E bekuar mbi shtratin tim dhe do të zgjohem të ha një mëngjes të bollshëm.”

Ji prezent, jeto me realitetin dhe gjërat rreth teje. Edhe nëse para teje ke ditën më stresuese, duke qenë mirënjohës do ta kesh më të thjeshtë sfidën e radhës.

3. Vendos një qëllim ditor

Qëllimet s’kanë pse të jenë çdo ditë të mëdha. Mjafton të fokusoheni tek ajo që bëni.  Bëni një listë me gjërat që duhet të bëni dhe vendosini vetes vetëm një objektiv për ta arritur brenda 24 orësh. Cilado qoftë ajo.

4. Pini një gotë ujë sapo të zgjoheni

Eshtë zakoni më i thjeshtë, por njëkohësisht më e rëndësishme i ditës. Përfitimet e ujit do t’i ndjeni menjëherë. Trupi është i hidratuar, keni më shumë energji dhe do të ndjeni sikur po çlironi tensione të panevojshme.

5. Dëgjoni diçka që ju bën të ndiheni fiks siç doni të ndiheni

Teksa lani dhëmbët mund të vendosni në sfond një muzikë qetësuese. Mund të jetë Bach, Mozart apo një tjetër nga të preferuarit tuaj. Do të ndiheni më mirë në mënyrë automatike.

6. Lëvizni trupin

Duke u ushtruar do të çlironi endrofinë dhe rrjedhimisht stresin që mbani për arsye të ndryshme. Lëvizja mund të mos jetë domosdoshmërisht palestër apo shëtitje. Mund të kërceni për pak minuta apo të vraponi nëpër shtëpi teksa bëheni gati. Nuk ju themi se këto zakone do t’ju ndryshojnë jetën, por do të ndjeni si me magji që gjërat në ditët tuaja po shkojnë mirë.

Asnjë mëngjes s’do t’ju duket më kaotik si më parë.

Shpërndaje në: