Gjasula ia dedikon fitoren Gjimshitit

Gjasula ia dedikon fitoren Gjimshitit

Klaus Gjasula, u shpreh tepër i lumtur, për triumfin që Kombëtarja shqiptare arriti në transfertë ndaj Hungarisë. Në prononcimin pas ndeshjes, mesfushori u shpreh:

Ishte një fitore shumë e rëndësishme, kartoni nuk më intereson fare. Ndeshja me Poloninë një finale për ne. Duhet t’ia dalim. Rasti? Gjuajta, e zura mirë, do kisha bërë golin e parë, do qe shumë i rëndësishëm, sepse ka dhe goca ditëlindjen, do t’i dedikohej asaj.

Me Poloninë do të jetë ndeshje afërsisht si sonte, e rëndësishme është të mos pësojmë gol. Do të krijojmë raste sepse kemi kualitete dhe do të shënojmë. Me tifozat do të tregojmë veten tonë. Jam i lodhur, kemi dhe ca ditë, por do të jemi të rikuperuar. Kjo fitore ishte për Gjimshitin. Ka thyer dorën. Na erdhi shumë keq, është lojtar shumë i rëndësishëm, tani është në spital. Jemi me ty, gjithë të mirat”, u shpreh Gjasula.

Shpërndaje në: