Gjasula pozitiv me Covid-19: Nuk e besoj dot që nuk jam me cunat në fuzh

Gjasula pozitiv me Covid-19: Nuk e besoj dot që nuk jam me cunat në fuzh

Shqipëria do të jetë sonte kundër Polonisë pa mesfushorin Klaus Gjasula, i cili do të mungojë për shkak se doli pozitiv me Covid-19.

Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe përzgjedhësin Edi Reja që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve.

Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.

‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’, ka thënë ai.

Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili siduket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës.

Shpërndaje në: