Gjatë krejt historisë njerëzit u bënë më të mençur. Studimi thotë se tash po bëhemi më budallenj

Gjatë krejt historisë njerëzit u bënë më të mençur. Studimi thotë se tash po bëhemi më budallenj

Në Norvegji është bërë një studim i ri, rezultatet e të cilit janë… tmerruese. Ky studim nënkupton se Koeficionti i Inteligjencës së njerëzve ka zbritur për shtatë për qind në krahasim me brezin e mëparshëm.

Shkencëtarët nga Qendra Ragnar Frisch për Hulumtime Ekonomike analizuan 730 mijë teste të Inteligjencës të burrave norgjezë para shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga viti 1970 deri në vitin 2009, dhe më poshtë është konkluzioni I tyre.

Nëse trendi vazhdon – kjo nënkupton që rreth 10 gjenerata pas nesh, do të kemi rënie të inteligjencës së njerëzve më inteligjentë nga mbi 130 në më poshtë se 69.

Kjo është përmbysje e asaj që njihet si Efekti Flynn, që mori emrin sipas psikologut që së pari vuri re se koeficienti i inteligjencës së njerëzve po rritej në pjesën e parë të shekullit 20, shkruan Big Think, përkthen Periskopi.

Ka shumë shpjegime që presin të eksplorohen për këtë çështje, prej problemeve me ambientin dhe dietat e deri te mungesa e ushtrimeve dhe ngulimimi i syve te ekranet e telefonëve dhe kompjuterëve. /Periskopi

Shpërndaje në: