Gjëja interesante që Cristiano Ronaldo i tha De Ligtit pas transferimit të tij te Juventusi

Gjëja interesante që Cristiano Ronaldo i tha De Ligtit pas transferimit të tij te Juventusi

Matthijs de Ligt kompletoi transferimin e tij te gjiganti italian, Juventus, së fundmi duke i dhënë fund një periudhe të gjatë spekulimesh.

De Ligt ishte një prej prospekteve më të përfolura në Evropë pasi udhëhoqi Ajaxin drejt gjysmëfinales së Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Duke folur pas transferimin te “Zonja e Vjetër”, De Ligt ka treguar edhe fjalët e para me të cilat i ishte drejtuar Cristiano Ronaldo atij kur janë takuar në fushën stërvitore.

Juventus v Ajax - UEFA Champions League Quarter Final: Second Leg

Dyshja ishte parë duke ndarë një bisedë pas finales së Ligës së Kombeve, derisa shumë fansa potencuan se superylli portugez po mundohej ta bindte atë t’i bashkohej Juves.

“Të gjithë më ndihmojnë dhe më ofrojnë mirëpritje,” tha ai.

“Cristiano Ronaldo rikujtoi diskutimin tonë pas finales së Ligës së Kombeve në qershor. ‘Agjenti Ronaldo’, u tall ai me veten.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: