Gjenden nën rrënoja 200 trupa të njerëzve në Mariupol

Gjenden nën rrënoja 200 trupa të njerëzve në Mariupol

Trupat e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në qytetin e Mariupolit në Ukrainë.

Kështu njoftoi Petro Andryushcenko, një këshilltar i kryetarit të Bashkisë.

Ai tha trupat ishin në shkallë të lartë të dekompozimit dhe popullsia vendase kishte refuzuar që t’i grumbullonte ato.

Andryushcenko theksoi se autoritetet ruse e kishin braktisur vendin, duke lënë një erë të keqe.

Këshilltari i kryetarit të Bashkisë shtoi se qyteti është kthyer në një “varrezë”.

Ai tha se një numër i madh i kufomave gjenden në një morg të improvizuar në Mariupol.

Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua gjatë bombardimeve të Rusisë dhe gjatë luftimeve në rrugë.

Foto ilustruese

Shpërndaje në: