Gjendet 6-vjeçari që kishte humbur në Durrës

Gjendet 6-vjeçari që kishte humbur në Durrës

Një fëmijë është gjetur i vetëm në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit, i cili ka humbur familjen e tij.

Ai është gjetur nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar në Stacionin e Policisë së Plazhit. Sipas policisë, fëmija është 6 vjeç dhe dyshohet se quhet Mateo Piperi nga Tirana.

Fëmija 1 metër i gjatë, me flokë të zeza të shkurtra dhe ka veshur pantallona ngjyrë blu. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar familjen e tij.

Për çdo informacion, policia e Durrësit ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit 0694110217 ku qytetarët mund të telefonojnë. /tvklan.al

 

Shpërndaje në: