Gjendet drogë në kulm të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Gjendet drogë në kulm të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Oficerët korrektues në në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sot rreth orës 08:00 në kulmin e kësaj qendre kanë gjetur një pako cigareje, në brendinë e së cilës kishte substancë narkotike

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se bastisja e kësaj qendre filloi pasi që, sipas tyre, ishin vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Qendrës së Paraburgimit.

“Fillimisht oficerët korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e Q.P Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç’rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikes e madhësisë O.5l, e shpuar, e cila dyshohet se mund të është përdorë për konsumim të substancave narkotike”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Gjatë bastisjes, Shërbimi Korrektues ka njoftuar se ka rrjedhë informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm. Kështu oficerët kanë bërë bastisjen e kulmit dhe si rezultat aty është gjetur një pako  cigareje, në brendinë e së cilës kishte substancë narkotike.

 

Shpërndaje në: