Gjendet i vdekur një person në Graqanicë

Gjendet i vdekur një person në Graqanicë

Një person është gjetur i vdekur në korridorin e një ndërtese në Graqanicë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Graqanicë 11.10.2021 – 12:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Shpërndaje në: