Gjendet i vdekur një person në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Gjendet i vdekur një person në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Sot rreth orës 11:40 është gjetur pa shenja jete një person në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 11:40, policia është njoftuar se në fshatin Zahaç të komunës së Pejës në shtëpinë e pleqve një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare. Me urdhër të prokorurit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion“, u shpreh Gashi.

Shpërndaje në: