Gjendet i vdekur shtetasi gjerman në një banesë në Gjakovë

Gjendet i vdekur shtetasi gjerman në një banesë në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë ku po jetonte në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, -Gjakovë, pas kerkeses se nje bashkepunetoreje per verifikim te nje shtetasi gjerman mbi situaten shendetesore te ti, policia se bashku me pronarin e baneses ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdher te prokurorit kujdestar ka hyrë ne banese dhe ka gjeturë shtetasin gjerman te shtrirë ne krevat”, tha Gjurkaj.

Ai shtoi se vdekja e tij po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Ne vendngjarrje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti. Rasti eshte hapur si ‘’Vdekje e dyshimte’’ dhe se trupi i pa jete te dërgohet për ekzaminim ne institutin e mjekësisë ligjore. Ne lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtese”.

Shpërndaje në: