
Gjendet i vrarë në pishinë ekzekutivi rus i Gazprom-it
Një biznesmen multi-milioner rus është qëlluar për vdekje në rezidencën e tij.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “Daily Mail”.
Yuri Voronov, 61 vjeç, kreu i një kompanie logjistike që mbante kontrata fitimprurëse me Gazprom në Arktik, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në një periferi ultra të pasur të Shën Petersburgut rreth orës 14:00 të së hënës.
Voronov u gjet i mbytur në pishinë me plagën e plumbit në kokë, një pistoletë Grand Power aty pranë dhe disa kuti të zbrazura në fund të pishinës.
Ai është biznesmeni i gjashtë i pasur rus që vdes në rrethana misterioze që nga fillimi i vitit.
Shumë prej tyre me lidhje me Gazprom, dhe dy prej të cilëve vdiqën në të njëjtën periferi të Shën Petersburgut si Voronov.
Komiteti hetues rus po heton vdekjen e Voronov-it, të cilën ata aktualisht po ia atribuojnë një “mosmarrëveshjeje me partnerët e biznesit”.