Gjendet në Viti e mitura e zhdukur, raporton se është dhunuar

Gjendet në Viti e mitura e zhdukur, raporton se është dhunuar

Një vajzë e mitur, e cila u raportua se ishte zhdukur në Viti më 4 nëntor, është gjetur dje, teksa e njëjta ka deklaruar se është dhunuar.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, viktima, në prezencën e punëtorit të qendrës për punë sociale, ka deklaruar se është dhunuar nga një mashkull kosovar.

Pas kësaj deklarate, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Shpërndaje në: