Gjendet një grua e vdekur në lumin Sitnica

Gjendet një grua e vdekur në lumin Sitnica

 

Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një femër, me inicialet M.M  e moshës 49 vjeçare në lumin Sitnica, në fshatin Lisicë të Mitovicës.

Në njoftim të Policisë thuhet se ngjarja ishte raportuar nga dy dëshmitar, për një trup të pajetë me datën 27 gusht 2016, rreth orës 15:55.

“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, njësitë e zjarrfikësve dhe të zhytëseve, ku mjeku kujdestar i emergjencës kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Nga familjarët e viktimës është identifikua trupi i pajetë, ku policia ka marr konfirmimin se kemi të bëjmë me F/K/SH, M.M., e moshës 49 vjeçare, banore e Mitrovicës”, thuhet në njoftim të Policisë.

Shpërndaje në: