Gjendet një person i vdekur në banesën e vet në Prizren

Gjendet një person i vdekur në banesën e vet në Prizren

Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë që tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: