Gjendet një person i vdekur në një market në Prishtinë

Gjendet një person i vdekur në një market në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në një market në Qagllavicë të Prishtinës, shkruan Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shpërndaje në: