Gjendet një person i vdekur në Prishtinë (FOTO)

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë (FOTO)

Një person në moshë është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në Prishtinë.

Vdekja, të cilën aktualisht policia dhe prokurori e kanë cilësuar si vdekje të dyshimtë ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se i vdekuri ka qenë në moshën 85-vjeçare.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë ende me rastin.

Shpërndaje në: