Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është gjetur pa shenja jete në ndërtesën e ish-shtëpisë së shëndetit në Mitrovicë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të martën, kurse është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Është raportuar se në ndërtesën e ish shtëpisë së shëndetit,  është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij  e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: