Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin e Semanit

Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin e Semanit

Është gjetur paraditen e së enjtes trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin e Semanit.

Një ditë më parë, policia njoftoi se djali ka qenë duke peshkuar në lumin Seman dhe dyshohet se është futur për t’u larë, por nuk doli më nga lumi.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët.

Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat e peshkimit të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë, ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Shpërndaje në: