Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë

Periskopi.com Lajme

Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerrë një trup i cili po kërkohej gjatë ditës së sotme, pasi ishte parë nga disa peshkatarë të cilët kishin tentuar ta nxirrnin, por që nuk kishin arritur.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.