Gjendet i vdekur një 18 vjeçar në Rahovec

Gjendet i vdekur një 18 vjeçar në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se dje një 18-vjeçar nga fshati Radostë i Komunës së Rahovecit është gjetur i varur në shtëpinë e tij.

Më 19.05.2017 në ora 19:00 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatë për një rast në fshatin Radostë.

Policia ka dal në vend ngjarje dhe është njoftuar se personi N.Z. i lindur në vitin 1999 është gjetur në shtëpinë e tij i vetëvarur dhe është dërguar menjëherë ne spitalin rajonal në Gjakovë ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

 

Shpërndaje në: