Gjendja e 20 vjeçares që u godit nga vetura në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë vazhdon të jetë e rëndë

Gjendja e 20 vjeçares që u godit nga vetura në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë vazhdon të jetë e rëndë

Akoma vazhdon të mbetet në gjendje të njëjtë shëndetësore 20-vjeçarja, e cila u aksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Shefi i Intensivës, Shaqir Uka, ka thënë se ata janë duke e vazhduar përkujdesjen për vajzën në fjalë, pasi është shtruar në këtë klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Lëndimet janë jashtëzakonisht shumë serioze, vajza vazhdon të jetë nën kontroll dhe përkujdesje aktive”,ka thënë Uka.

Uka ka shtuar se ajo vazhdon të jetë nën shoqërimin e barnave.

Shpërndaje në: