Gjendja e të prekurve me COVID-19, raporti i fundit i spitaleve

Gjendja e të prekurve me COVID-19, raporti i fundit i spitaleve

Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 779 pacientë me koronavirus, njoftoi të mërkurën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Prej tyre, 49 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 659 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim.

Shifrat janë më të ulëta se një ditë më parë, kur numri i të hospitalizuarve me koronavirus ishte 883, ndërsa i pacientëve në gjendje të rëndë 55.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar, Kosova ka konfirmuar mbi 157,000 raste të të infektuarve dhe 2,833 viktima.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë rreth 15,000.

Deri të mërkurën në mesditë, 391,214 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Shpërndaje në: