Gjendja me covid-19: 7,635 raste aktive dhe mbi 450 mijë qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Gjendja me covid-19: 7,635 raste aktive dhe mbi 450 mijë qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,635.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148,781, nga coronavirusi kanë vdekur 2,912 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.

Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shpërndaje në: