Gjendje apokaliptike në Itali: Po dëgjohen britmat e fëmijëve nën rrënoja (Foto)
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Deri tani raportohet për më shumë se 38 viktima, në mesin e të cilëve, edhe fëmijë.
Tërmet me magnitudë prej 6.2 shkallë të Rihterit, ka goditur Italinë rreth orës 3 e 30 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ka qenë qyteti Amatrice. Mirëpo dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në Accumoli dhe Pescara del Tronto.
Të mbijetuarit e kanë përshkruar situatën si ‘apokaliptike’. Skena tmerri janë parë në qytetin e Perugias, shkruan Daily Mail.
Një nga qytetet më të dëmtuara, është edhe qyteti i njohur turistik Umbrian, i cili njihet për turistë të shumtë nga Britania.
Ura të rrëzuara dhe vërshimet shihen ende në disa rajone derisa ekipet e shpëtimit, ua kanë mësyer këmbë zonave më të prekura, në pamundësi për të arritur atje me makina.
Kryetari i Accumolit, Stefano Petrucci, ka thënë se ‘qyteti i tij nuk po shihet më’.
“Qyteti im nuk shihet asgjëkundi. Njerëzit kanë vrapuar për t’u shpëtuar gërmadhave që ka shkaktuar tërmeti i madh’, ka thënë ai.
Fotografi Emiliano Grilloti, ka thënë se në Accumoli, ka parë rreth 15 persona duke provuar të arrijnë te rrënojat, për të shpëtuar disa fëmijë.
“Ende më tingëllojnë në vesh britmat e fëmijëve”, thotë ai.
Viktimat e para të tërmetit shkatërres, kanë qenë një çift të cilët kanë mbetur brenda shtëpisë në Pescara del Tronto, në rajonin Marche, rreth disa metra larg epiqendrës së tërmetit.
Një familje katët anëtarëshe, përfshirë edhe një foshnje tetë muajshe raportohen të vdekur në qytetin Accumoli.
Edhe një foshnje e posalindur është gjetur e vdekur në shtëpinë e rrënuar në qendër të Torontos.
I mbijetuari: Është mrekulli, nuk e kuptoj si arrita të shpëtoj
Një dëshmitar i quajtur Marco, ka përshkruar situatën e rëndë për Republica, duke thënë se ‘gjithçka që ai ka parë me sy, ishin rrënojat e shtëpive rreth tij’.
“Nuk e di se si kam arritur të shpëtoj por është një mrekulli për mua…Unë isha zgjuar në mëngjes dhe pashë që gjithçka rreth meje ishte në kolaps. Për afër 10 sekonda ishte shkatërruar gjithçka”, ka thënë ai.
Një dëshmitar tjetër nga Configno, thotë se ishte një ankth.
“Isha zgjuar rreth orës 3:35, gjithçka rreth meje po përplasej në tokë, muret po zhvendoseshin më shumë se një metër. Ne arritëm të mbijetojmë por e dimë se ka ende njerëz nën rrënoja dhe në rrugë që po presin ndihmë”, thotë ai.
“Kemi nevojë për çdo mjet që të mund të arrijmë për ndonjë të mbijetuar’ thotë punëtori i mbrojtjes civile, Andrea Gentili për Associated Press.
“Nuk e di se si ta shpjegoj gjithë këtë që ka ndodhur. Po jetojmë në një tragjedi’, thotë prifti Savino D’Amelio.
“Po shpresojmë se numri i viktimave nuk do të rritet dhe shpresa po na inkurajon”< thotë ai. /Periskopi/























