“Gjendje dramatike në Klinikën Infektive, një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë”

“Gjendje dramatike në Klinikën Infektive, një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë”

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemi thotë se infermierët po përballen me lodhje të madhe në punë.

“Sot një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë pavarësisht riorganizimeve që janë bërë së fundmi”, deklaroi në “Debat Plus”, Rrustemi.

Ai thotë se infermierëve iu është ndaluar edhe pushi vjetor që sipas tij është shkelje e të drejtave të njeriut.

Rrustemi thotë se së paku në klinikën infektive infermierët e kanë të pamundur të arrijnë detyrat që i kanë.

“Shpesh herë infermierët po mbesin pa ngrënë dhe pa pirë për shkak të punëve të rënda që i kanë. Atje është një dramë”.

Rrustemi thotë se tashmë do të vijë infermierë të rinj në QKUK, por sipas tij është vonë.

Shpërndaje në: