Gjendje e rëndë: Mbi 3 mijë raste brenda 24 orëve me covid-19

Gjendje e rëndë: Mbi 3 mijë raste brenda 24 orëve me covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 3 mijë e 306 raste të reja me COVID-19. Ky është rekord i rasteve që nga fillimi i pandemisë.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas rreth 12 mijë testimeve.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar në 24 orët e fundit, derisa janë shëruar 357 pacientë.

Në total, numri i rasteve aktive është 15 mijë e 245.

Shpërndaje në: