Gjenerata e re e iPhone do të ketë një ngjyrë krejtësisht të re

Gjenerata e re e iPhone do të ketë një ngjyrë krejtësisht të re

Më pak se një muaj para lançimit të iPhone-ëve të rinj, thashethemet rreth dizajnit të telefonëve kanë filluar të qarkullojnë. Ndryshimet e fundit janë interesante.

Sipas një burimi të paverifikuar, të supozuar nga prodhuesi kryesor i kontratave të Apple Foxconn, zëvendësuesit e iPhone XS dhe iPhone XS Max do të jenë identikë me paraardhësit e tyre, me ndryshimin e vetëm në pjesën e pasme.

Përveç kamerës shtesë, e cila pritet të ketë modalitete 0.5x (me kënd të gjerë), 1x (standard) dhe 2x (zmadhuar), thuhet se iPhone do të heqë emrin në pjesën e pasme të telefonit, duke mbajtur vetëm logon e Apple.

Telefonat do të vijnë në ngjyrat standarde të zezë, bardh dhe gold, si dhe në një ngjyrë të re jeshile e errët, e cila pritet të jetë ngjyra më e bukur e vitit dhe e ngjashme me Sony Xperia Z5.

Thashethemet thonë se iPhone i ri nuk do të ketë xhamin reflektues por do të jetë mat. Lentet do të kenë një shtresë të re për të përmirësuar cilësinë vizuale, dhe do të kenë sensorë të azhornuar 12 megapixel që do të rrisin trashësinë e kamerave në krahasim me gjeneratat e tjera.

Sistemi i kamerës së përparme TrueDepth, është e të njëjtit nivel me paraardhësit. Mbetet për tu parë nëse Apple do të përmirësojë rezolucionin, shpejtësinë ose funksionalitetet e tjera të selfies.

Karakteristikat e tjera në përgjithësi do të jenë të njëjta, përfshirë këtu karikuesit 1 Amp, apo memoriet 64GB, 256GB dhe 512GB.

Ekrani me prekje të ndjeshme 3D thuhet se do të mungojë në modelet e këtij viti, pa një skaner të shenjave të gishtit në ekran ose pajijse shtesë për të kompensuar ndryshimin.

 

Shpërndaje në: