Gjenocidi ndaj Yazidive: Dënohet anëtari i ISIS-it në gjykimin historik në Gjermani

Gjenocidi ndaj Yazidive: Dënohet anëtari i ISIS-it në gjykimin historik në Gjermani

Një anëtar irakian i Shtetit Islamik [ISIS] është shpallur fajtor për gjenocid kundër minoritetit religjioz Yazidi në një gjyq historik në Gjermani.

Gjykata në Frankfurt e dënoi Taha al-Jumaillyn me burgim të përjetshëm për krimet që përfshinin vrasjen e një vajze Yazidi në Irak.

Xhihadisti po akuzohet për skllavërimin e një pesë vjeçareje në vitin 2005, lidhjen e saj dhe lënien që të vdiste nga etja, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Al-Jumaily është anëtari i parë i ISIS-it që dënohet për gjenocid kundër yazidasve.

Gjatë gjykimit, avokatët mbrojtës i mohuan akuzat.

Yazidit, një minoritet kurd-folës, ishin persekutuar nga ISIS-i pasi grupi xhihadist kishte rrëmbyer pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak prej 2014-s e këndej. /Periskopi

Shpërndaje në: