Gjeostrateg Islami akuzon Kurtin: Amerika na njihte për njerëz të besës, po i dalim mashtrues

Gjeostrateg Islami akuzon Kurtin: Amerika na njihte për njerëz të besës, po i dalim mashtrues

Analisti i mirënjohur politik dhe eksperti i gjeopolitikës, Dardan Islami, ka bërë një status interesant në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përmendur katër ‘sulme’ të kryeministrit Albin Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika na ka njoftë për njerëz të besës, e na po i dalim komunista mashtrues!” – u shprej Islami, përcjell Periskopi.

Mes gjërave që përmend si mashtrime analisti është fjalët në shtypin evropian për rrëzimin nga pushteti sa ishte herën e parë Kurti në qeveri, pastaj Marrëveshja e Washingtonit dhe kontestimi i saj, çështja e gazit dhe së fundi tenderët njëburimor.

Statusi i plotë:

Albin Kurti i akuzoi Amerikanet ne shtypin Evropian se ishin SHBA-te qe e rrezuan qeverin Kurti 1, vazhdoj duke mos e njohur Marveshjen e Washingtonit duke e quajtur te keqe, por pa e spjeguar asnjeher çka konkretisht eshte e keqja ne ate leter?

Perfundimisht i than  jo gazsjellesit, por nuk e sqarojn ku qendrron problemi?

Dhenia e tendereve nje burimor eshte thike ne sy per tregun e  lire, e pikerisht kete Amerika e ka merrzi shume!

Amerika na ka njoft per njerez te Beses, e na po i dalim kumunista mashtrues!

Shpërndaje në: