Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi

Gjergj Dedaj në Rubikon të KTV-së: Thaçi më torturoi

Dedajt më së shumti i ka mbetur hatri për një ngjarje që kishte ndodhur gjatë kohës së luftës në Drenicë.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha, jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam maltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në KTV.

Tani Dedaj kërkon nga Thaçi t’i japë përgjigje pse e ka ndaluar në një mision, siç tha kombëtar, për të qenë afër bashkëkombësve tanë.

“Gjergj Dedaj ende s’ka folë. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëvizë në Kosovë”, ka thënë ai.

Liberali Dedaj nuk u ndal me kaq. Ai drejtoi akuza për PDK-në dhe Thaçin duke thënë se zgjedhjet e fituara nga PDK-ja ishin të manipuluara.

“Ai edhe 100 palë zgjedhje, po të mbahen, do t’i fitojë. Këto janë zgjedhje të manipuluara. Kur të kesh para sa të duash, mekanizma tjerë, edhe Berlusconi i fitoi votat, por humbi, edhe Sanaderi, edhe Gadafi. Aspak nuk më bën përshtypje çka s’i pëlqen Thaçit”, tha ai në emisionin Rubikon të KTV-së.

Këto deklarata Gjergj Dedaj i kishte dhënë gjatë vitit 2011, kur kishte vendosur që të flas për ish-kryeministër, tani presidentin, Hashim Thaçi.

http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=80835

Shpërndaje në: