Gjermanët po synojnë prodhimin e naftës dhe benzinit sintetik

Gjermanët po synojnë prodhimin e naftës dhe benzinit sintetik

Ndryshe nga rivali Audi, BMW nuk po dëshiron ta ndërpresë zhvillimin e motorëve me djegie të brendshme. Porsche ndërkaq po zhvillon lëndë djegëse sintetike, sepse nuk dështiron që shkaku i energjisë elektrike ta humb modelin legjendar 911, i cili nuk është kompatibil me rrymë. Qeveria gjermane po ashtu shprehet skeptike ndaj elektrifikimit të plotë në autoindustri.

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, deklaroi se dëshiron ta mundësojë zhvillimin dhe shitjen e motorëve me djegie të brendshme edhe pas vitit 2035, kur edhe është afati i fundit për arkivimin e tyre në histori – sikurse që parashihet me vendimet e Bashkimit Evropian. Sipas Wissing, kjo do të jetë e mundur me karburante sintetike, të cilat do ta zvogëlojnë dukshëm ndotjen me karbon të automjeteve me djegie të brendshme.

“Ne për të ardhmen nuk mund të mbështetemi vetëm te energjia elektrike ose hidrogjeni,” deklaroi ai në një takim jozyrtar me ministrat evropianë.

Deklaratat e Wissing po përputhen me ato të shumë zyrtarëve tjerë qeveritarë nëpër botë. Energjia elektrike po reklamohet si zgjidhje përfundimtare për shumë lloje transporti, por vërhet qartë se ekzistojnë probleme të shumta që lidhen me te. Mes tjerash, mungesa e infrastrukturës për mbushje mbetet ndër pengesat më të mëdha, ndonëse problem mbetet edhe furnizimi i duhur dhe mne kohë me metalert e nevojshme për prodhimin e baterive për automjetet elektrike.

Shpërndaje në: