Gjermani, protesta kundër racizmit në disa qytete
Mijëra persona në qytete të ndryshme të Gjermanisë kanë protesutar kundër racizmit.
Unioni i Sindikatave Gjermane, Kisha Protestane, Këshilli Qendror i Muslimanëve dhe Amnesty International me një iniciativë të formuar nga një organizatë e shoqërisë civile që operon në median sociale, me sloganin “dorë për dore kundër racizmit” kanë zhvilluar protesta në shumë qytete kryesisht në Berlin, Münih, Hamburg dhe Leipzig.
Protestuesit në Berlin kanë formuar “një zinxhir me njerëz” duke u kapur dorë për dore nga kampi i refugjatëve në rajonin Kreuzberg e deri në ndërtesën e bashkisë së qytetit.
Protestuesit gjithashtu kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Për të drejtat e njeriut dhe diversitetit”, “Çdo njeri është i barabartë” si dhe “Tolerancë”.
Iniciativa që organizoi protestën njoftoi se në protestën e mbajtur në Berlin morën pjesë afërsisht 9 mijë persona.
Gjithashtu u theksua se protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të ndryshme të vendit.



