Gjermani, rekord me mbi 50 mijë infektime ditore me Covid-19

Gjermani, rekord me mbi 50 mijë infektime ditore me Covid-19

Besohej se ky do të ishte dimri i fundit i pandemisë, por shifrat e infektimeve në Europë janë pesimiste. Në Gjermani, shifrat ditore thyen një rekord të ri negativ me mbi 50 mijë raste, shifra më e lartë e gjithë pandemisë.

Bëhet fjalë për mbi 10 mijë raste më shumë krahasuar me rekordin pandemik të thyer para një dite.

Kurrë më parë në mbi 1 vit e gjysmë infektimet nuk kishin regjistruar një diferencë kaq të lartë brenda një dite.

Dyndjet në spitale po shtohen, ndërsa shihet tashmë si të pashmangshme bllokada në ambientet publike dhe vendet e punës për këto që nuk është vaksinuar.

Thellohet rekordi negativ ditor pandemik edhe në Austri, në gati 12 mijë raste të reja.

Shifra të lartë edhe në Greqi ku autoritetet japin alarmin se dyndja e të shtruarve me COVID po përsërit krizën e muajit Mars.

Njësitë e intubimit kanë edhe 11 vende bosh, para se kapacitetet e spitaleve shtetërore të ezaurohen plotësisht, ndërsa ndihmë u është kërkuar klinikave dhe mjekëve privatë.

Infektimet në Itali prekën për të parën herë prej fillimit të Majit, kotën e 8 mijë rasteve, teksa shifrat më të larta prej Shtatorit shënoi edhe Franca.

Shpërndaje në: