Gjermani: Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona

Gjermani: Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona

Tre persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Gjermani.

Rasti tragjik ka ndodhur në Baden Wurttemberg.

Nga raportimi i mediave gjermane, tani për tani është e paqartë nëse dikush është i zhdukur.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri “Robinson R44”.

Një zëdhënës i Policisë tha se sapo të kuptohet kjo do të bëhet e ditur edhe se sa persona ishin brenda helikopterit.

Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.

Shkaku i aksidentit akoma nuk dihet.

Mbetje të helikopterit u gjetën të shpërndara për qindra metra në mes të malit, sipas zëdhënësit të Policisë në vendngjarje.

Sipas të dhënave nga Byroja Federale e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, aksidentet e helikopterëve janë të rralla.

Vitin e kaluar u shënuan katër aksidente që përfshinë helikopterë të aviacionit civil në Gjermani dhe në asnjërin nga ta nuk pati vdekje apo lëndime serioze.

Shpërndaje në: