Gjermania e tronditur nga sulmet, ja sa pati vetëm gjatë viti 2016

Gjermania e tronditur nga sulmet, ja sa pati vetëm gjatë viti 2016

Gjermani është vendi në të cilën brenda viti u bënë pesë sulme terroriste, i fundi ishte mbrëmë në panairin e Krishtlindjeve në Berlin.

Gjermania u përball me sulme të rënda gjatë muajit korrik, brenda javës pati katër sulme terroriste, shkruajn bild, transmeton lajmi.net.

Në sulmin e parë u inskenua një i ri nga Afganistani më 18 korrik, ai në një tren në Ëurzburg sulmoi më sopat ku la të plagosur pesë persona e më pas u vra nga policia.

Disa ditë më vonë, më 22 korrik, një tjetër i ri, me origjinë nga Irani vrau nëntë persona në Munich, para se të vetëvritej.

Më pas një grua siriane më 24 korrik me një hanxhar plagosi pesë persona dhe më pas u arrestua.

Në të njëjtën ditë, një tjetër sirian kërkesa e të cilit për azil ishte refuzuar shpërtheu përball një lokali ne Anbahu dhe plagosi 15 persona.

Sulmi i mbrëmshëm që ndodhi në panairi e Krishtlindjeve në Berlin la të vrarë 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: