Gjermania fiton me përmbysje ndaj Rumanisë, Holanda merr tri pikët ndaj Letonisë

Gjermania fiton me përmbysje ndaj Rumanisë, Holanda merr tri pikët ndaj Letonisë

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Holandës kanë vazhduar me fitore në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

Gjermania pati një përballje më të vështirë sesa dukej në letër ndaj Rumanisë, ku arriti të fitonte 2:1, falë një përmbysje, shkruan Periskopi.

Gjermania e gjeti veten në disavantazh herët në këtë ndeshje. Hagi shënoi qysh në minutën e 9’ për epërsinë e mysafirëve.

Skuadra e Hansi Flick arriti të reagonte vetëm në pjesën e dytë. Ishte fillimisht Serge Gnabry ai që në minutën e 52’ shënoi për 1:1, pas asistimit të Marco Reus.

Përmbysjen e kompletoi Thomas Muller, me golin e minutës së 81’, kur u asistua nga shoku i skuadrës te Bayern, Leon Goretzka.

Gjermania merr kështu pikët e 18-a në grup dhe mbanë pozitën e parë, kurse Rumania mbetet me 10 pikë në pozitën katër.

Në anën tjetër, tri pikët morën edhe ‘Tulipanët’ e Louis Van Gaal, të cilët mposhtën Letoninë.

Goli i vetëm në fitoren e Holandës u shënua në minutën e 19’, nga Klaassen. Me fitoren ndaj Letonisë, Holanad shkon në 16 pikë dhe mbanë pozitën e parë, kurse Letonia mbetet me pesë pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: