Gjermania i kërkon Kosovës ta themelojë ‘Zajednicën’

Gjermania i kërkon Kosovës ta themelojë ‘Zajednicën’

‘Varësia e qartë për t’u përmbajtur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës, por edhe të pastrohet ky borxh, tabutë në këto debate, veçanërisht për pikat që janë të ngritura në Marrëveshjen e Brukselit, nuk ndihmojnë. Kështu që, presim që të hapet edhe debati për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sarrazin.

Mesazhi i qartë i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se Kosova dhe Serbia nuk mund të ëndërrojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian pa njohje reciproke, është përsëritur të mërkurën nga emisari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në një videolidhje në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, Sarrazini ka thënë se megjithatë Gjermania pret inicimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sarrazin ka konfirmuar se në BE po punohet për “krijimin e momentumit për liberalizim vizash”.

Ai ka thënë se kohëve të fundit në Kosovë ka pasur “spekulime” për të gjetur rrugë të tjera, pos aktuales së dialogut, për rrugën e Kosovës drejt BE-së. “Dhe sot është dukshëm e qartë se debati kthehet në njohje reciproke, në thelbin e zgjerimit të BE-së dhe se dialogu është rruga drejt kësaj, përmes marrëveshjes së normalizimit dhe më pas anëtarësimit dhe më vonë mund të ketë pikëpamje të ndryshme sesi të vazhdohet tutje”, ka thënë Sarrazini.

Sarrazini ka shtuar se përderisa Kosova ka vëmendjen kah njohja reciproke si qendër të dialogut, në Serbi vëmendja është kah Asociacioni. Sarrazini ka shtuar se “dialogu po i kthehet bërthamës së debatit” dhe kjo për shkak të “unifikimit të shteteve anëtare të BE-së, të institucioneve evropiane dhe partnerëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e fundit, si ajo për letërnjoftimet dhe për energjinë. Ka thënë se marrëveshja për letërnjoftime “është hap i vogël” që tregon se përparimi është i mundshëm. Ka ofruar përkrahjen e Gjermanisë për emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për arritjen e marrëveshjeve të tjera. “Ai është kuzhinieri, ne jemi njerëzit në kuzhinë. Sigurisht, ushqimi gjerman është shumë i mirë. Disa njerëz thonë se ai francez është më i mirë, por edhe britanikët dinë të gatuajnë goxha mirë. Por është e qartë se të gjithë jemi prapa Lajçakut dhe e përkrahim në këtë detyrë”, ka thënë ai.

Duke lavdëruar vendimin e Scholzit për ringjallërimin e Procesit të Berlinit, Sarrazini ka thënë se kjo nuk duhet të nënçmohet. Ai ka shtuar se kanë pritje pozitive nga Samiti i Berlinit më 3 nëntor. Sarrazini ka kujtuar fjalimin e famshëm të Scholzit në Prishtinë muaj më parë, kur u shpreh se pa njohje reciproke dy shtete s’mund të hyjnë në BE.

“Ai ishte i qartë në qëllimin e procesit, njohje reciproke si hap përpara në pranimin në BE për të dy shtetet. Në anën tjetër, ne po ashtu presim nga Kosova një përkushtim të qartë në dialog dhe pastrimin e temave të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit, natyrisht në kuadër të kornizës kushtetuese. Varësia e qartë për t’u përmbajtur ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës, por edhe të pastrohet ky borxh, tabutë në këto debate, veçanërisht për pikat që janë të ngritura në Marrëveshjen e Brukselit, nuk ndihmojnë. Kështu që, presim që të hapet edhe debati për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës”, ka thënë Sarrazin.

 

Shpërndaje në: