Gjermania i përgjigjet Kurtit për fjalët në Tiranë: Ka ardhë koha për t’i dhënë fund konfliktit me Serbinë

Gjermania i përgjigjet Kurtit për fjalët në Tiranë: Ka ardhë koha për t’i dhënë fund konfliktit me Serbinë

Përballja me të kaluarën nuk duhet të jetë parakusht për negociata, sepse në atë formë nuk do të ketë negociata – ka deklaruar Miguel Berger, Sekretari Shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.

“Duhen kompromise të dhimbshme,” për të arritur sukses deklaroi zyrtari gjerman për Deutsche Welle, përkthen Periskopi.

“Kjo është koha për dhënien fund të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e progresit afekton zhvillimin dhe stabilitetin prë të dyja vendet dhe krejt rajonin,” vazhdoi Berger.

Më tej, ai shtoi se Lajçaku me Borrellin kanë gjithë mbështetjen e Berlinit zyrtar.

Ai u përgjigj edhe për deklaratat e kryeministrit Kurti se duhej një ballafaqim me të kaluarën për të vazhduar bisedimet.

“Ballafaqimi me të kaluarën nuk duhet të jetë parakusht për negociata, ndryshe s’do të ketë negociata,” – u shpreh zyrtari gjerman.

Shpërndaje në: