Gjermania i ka falur borxhin Bosnjës në vlerë prej 12.8 milionë euro

Gjermania i ka falur borxhin Bosnjës në vlerë prej 12.8 milionë euro

Qeveria federale e Gjermanisë i ka falur Bosnjë e Hercegovinës (BeH) borxhin në vlerë prej 12.8 milionë euro, raporton Anadolu Agency.

Kusht për faljen e borxhit ishte që Qeveria e Federatës së BeH për rinatyralizimin e zonës rreth minierës në Mostar dhe Qeveria e RS për furnizim me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza në Kostjnicë të investojnë në projektet në fjalë 20 për qind të vlerës së borxhit nga burimet e veta.

Pasi që të dy etnitetet kanë përmbushur këtë kërkesë, është mundësuar falja e borxhit.

Ambasadorja e Gjermanisë Christiane Hohmann përshëndeti faktin se në këtë mënyrë bashkëpunimi financiar ndërmjet Gjermanisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka dhënë frute. Katër mijë njerëz në entitetin e Republikës Sërpska përfitojnë nga sistemi i ri dhe modern i furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza.

Në Federatën e BeH-së, Gjermania me rinatyralizimi i zonave të minerave pranë Mostarit jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në qytet por edhe në të gjithë rrjedhën e poshtme të lumit Neretva dhe grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.

Qeveria gjermane deri më tani për projektet e bashkëpunimit financiar në BeH ka vënë në dispozicion 800 milionë euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në: